Aktualitet

SPAK sekuestron 10 mln dollarë pasuri të vëllezërve Çopja

Bëhet fjalë për apartamente, një hotel në Tiranë, toka, si dhe 1 milion euro cash, ndërsa në sekuestro janë vendosur edhe 10 milionë dollarë në kriptovaluta.

F.I
SPAK sekuestron 10 mln dollarë pasuri të vëllezërve
Hajdar dhe Franc Çopja

TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet në kuadër të një procedimi penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të organizatës kriminale me bazë në Elbasan, e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Bëhet fjalë për apartamente, një hotel në Tiranë, toka, si dhe 1 milion euro cash, ndërsa në sekuestro janë vendosur edhe 10 milionë dollarë në kriptovaluta. Disa prej pasurive të sekuestruara i përkasin Arben Lamçes, 3 sipërfaqe tokë arë në Vilë-Ballaj të Kavajës, truall në Elbasan, dhe hotel Domus.

"Në periudhën nga 25.11.2024 deri më 15.01.2025, janë realizuar veprime të koordinuara për sekuestrimin e aseteve dhe vlerave të kriptovalutave në kuleta, duke arritur një vlerë totale prej mbi 10 milionë dollarë amerikanë,"-njofton SPAK. 

Pasuritë e sekuestruara:
-10 milionë dollarë kriptovalutë
-4 llogari bankare (afro 130 mije euro në total)
-4 vila bashkë me truall
-1 hotel në Tiranë
-14 troje
-4 garazhe
-5 njësi shërbimi (dyqane, bare)
-3 apartamente (një nga te cilët dublex)
-1 shoqëri tregtare + llogaritë bankare

Organizata kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.) Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i përdorimit të kriptovalutave, nga ana e organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme etj.

Në zbatim të vendimit të GJKKO, nr.683, datë 28.11.2024, “për caktim masë sigurimi pasuror”, si dhe urdhërit të organit proçedues, datë 06.12.2024 “për ekzekutimin e vendimit nr.683, datë 28.11.2024”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, atë të Hollandës, Spanjës, në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, koordinuan veprimet për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve/vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $ (Dollarë Amerikan). Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.
Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.
2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.
Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M. H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda, të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatën kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani. Franc Çopja ndodhet në burg në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja është arrestuar në Dubai. Franc Çopja është kapur në Dubai, por është ekstraduar drejt Belgjikës, vend që e kishte shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në 27 nëntor 2020./ZËRI

Poll

MOS HUMB