Aktualitet

SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

Ish-politikani është marrë në pyetje për më shumë se tre orë për hetimet që po kryen për tenderin e EcoPark në Durrës.

k.m.
SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin
Alqi Bllako

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Ish-politikani është marrë në pyetje për më shumë se tre orë për hetimet që po kryen për tenderin e EcoPark në Durrës. Siç raportohet SPAK ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më parë, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM, Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve te Ngurta.

Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun. AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.

Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.

Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, pasi është i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit./ZËRI

Poll

MOS HUMB