Aktualitet

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi

Kërkesa është dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës me "arrest me burg".

k.m.
SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga
Ilir Meta

TIRANË- Përfaqësuesit ligjorë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës kanë depozituar një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kërkesa është dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës me "arrest me burg". Kjo kërkesë vjen vetëm dy ditë pasi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, me pretendimi se vazhdimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë ligjore.

Sipas mbrojtjes, tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

"E nderuara Gjykatë! Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj këkrese drejtuar Gjykatës Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si shkak zvendësimin e masës sigurimit personal të "arrestit me burg" vendosur nga Gjykata e posacme me vendimin nr. vendimin nr.125, datë 20.10.2024 dhe 130.datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar. Në çështjen e kërkuesit z. Ilir Metaj, ka edhe një element tjetër që gjykatat se kanë marë parasysh dhe me dashje e kanë anashkaluar. Fakti që është edhe politikan aktiv, presidenti Partisë Lirisë. Në kushtet e krijuar dhe përsa cituam më siper i kërkojmë gjykatës, pranimin e kërkesës për zvendësimin e masës sigurimit personal për të pandehurin Ilir Metaj në një masë tjetër që të jetë propocionale me rrethanat e krijuara por edhe me personalitetin e tij. Për ne masa më e përshtatshme është ajo e ndalimit të daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 232 i kodit procedurës penale,"-shkruan në kërkesë avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB