Aktualitet

Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s'ka fund: Revolucion, dorëheqje

“Nuk ka dialog, vetëm dorëheqje!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet dhe brohorimat që u dëgjuan nga protestuesit gjatë grumbullimit në qendër të Tiranës.

F.I
Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s'ka
pamje nga protesta

TIRANË-Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë, në protestën e pestë radhazi kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Numri i qytetarëve shihet të jetë më i madh ku veç atyre në shesh, shumë të tjerë po presin në anët e bulevardit për t'u bërë bashkë.

'Porsi ne Shipëria do të jetë e re', 'Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve', 'Rama në burg, Berisha në burg'-janë disa nga mesazhet në pankartat e qytetarëve.

“Nuk ka dialog, vetëm dorëheqje!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet dhe brohorimat që u dëgjuan nga protestuesit gjatë grumbullimit në qendër të Tiranës.

Edhe sot qytetarët kanë paraqitur 5 kërkesat e tyre ndaj qeverisë, që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar.

1-dorëheqjen e qeverisë
2-Shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-shfryqizimin e Paketë së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare

 

Marshimi ka nisur me parullën e madhe: Studentët nuk harrojnë.

Poll

MOS HUMB