Aktualitet

Protesta masive në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Lajmi më i lexuar në gazetën 'The Guardian'

Veç The Guardian, raportime pati edhe nga The New York Times, Reuters, France 24 e Politico, të cilat raportuan për marshimet masive, përplasjet e ditëve të fundit dhe shqetësimet për transparencën dhe mjedisin. 

F.I
Protesta masive në Tiranë jehonë në mediat
pamje nga protesta

TIRANË-Protesta masive në Tiranë për Zvërnecin kanë 'kapërcyer' kufijtë e Shqipërisë, ku mediat ndërkombëtare raportuan kundërshtimit qytetar ndaj projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Raportimi mbi situatën dhe tubimet në Shqipëri është renditur si një ndër lajmet më të lexuara në faqen zyrtare të prestigjiozes britanike, The Guardian.

Protesta masive në Tiranë jehonë në mediat

Veç The Guardian, raportime pati edhe nga The New York Times, Reuters, France 24 e Politico, të cilat raportuan për marshimet masive, përplasjet e ditëve të fundit dhe shqetësimet për transparencën dhe mjedisin. Përveç raportimit dhe pasqyrimit të protestave dhe asaj çfarë po ndodh aktualisht me Zvërnecin, një element i përbashkët i raportimeve ndërkombëtare është theksimi i lidhjes së projektit me Jared Kushner, që ka rritur interesin e mediave dhe debatet mbi ndikimin e investimeve të huaja në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB