TIRANË-Në ditën e pestë të protestës, qytetarët edhe një herë kanë përsëritur se nuk pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për bisedime, teksa njëzëri kanë brohoritur: S'ka dialog, jep dorëheqjen.
Qytetarët mes bulevardit kanë shpalosur edhe një herë 5 kërkesat për qeverinë:
Dorëheqjen e të gjithë qeverisë;
Shfuqizimin e statusit që lidhet me investimet strategjike;
Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Në ditën e pestë të protestës numri i qytetarëve është më i lartë. Grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë.