Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 8 vatra aktive, angazhohen 165 forca dhe mjete ajrore

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër.

M.K.
Situata e zjarreve në vend/ 8 vatra aktive, angazhohen 165 forca dhe mjete
foto

TIRANË- Në lidhje me vatrat e zjarreve që vijojnë të jenë ende aktive në venë, Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të informacioneve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër. Ku janë përfshirë për shuarjen e flakëve 165 forca operacionale dhe 85 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nga ajri janë zhvilluar 7 misione me helikopter dhe 2 avionë Air tractor. Më problematie paraqitet situata në zonat pyjore, ndërsa në disa vatra është raportuar përmirësimi i situatave.

Ministria e Mbrojtjes bën me diej se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Njoftim:

Ministria e Mbrojtjes - informim rreth situatës së zjarreve (ora 16:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 16:00 janë raportuar disa vatra zjarri, ndërsa aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 165 forca operacionale, 85 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe janë zhvilluar 7 misione ajrore me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor.

Në Dajt, bashkia Tiranë, është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren janë angazhuar 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së Tiranë, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga helikopteri i Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen e zjarrit. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie, bashkia Patos, zjarri i cili ishte vënë nën kontroll është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Operacioni po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Aktualisht ka përmirësim në Drenie.

Në Krujë, vijon puna në dy vatra aktive. Në lagjen Abaze, zjarri ka pasur përhapje të favorizuar nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë–Halil, situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat. Ndërhyrja me 2 helikopterë ka normalizuar situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, një vatër e re është evidentuar në malin Dhëmbel, mbi fshatin Badilonjë, ku forcat e MZSH-së Përmet po punojnë për shuarjen e saj.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është evidentuar një zjarr në sipërfaqe me pyll pishe dhe kullotë. Po punohet intensivisht për shuarjen e vatrës.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me fokus të veçantë në vatrat që paraqesin rrezik për përhapje dhe për zonat e banuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB