Ekonomi

Shtyhet përsëri CENSI i bujqësisë, do realizohet në 2027-ën

Numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha në dispozicion këtë vit është e pamjaftueshme për përgatitjet e nevojshme të këtij procesi.

zh.ll
Shtyhet përsëri CENSI i bujqësisë, do realizohet në
foto ilustruese

TIRANË- Censi i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjatë vitit 2026, pasi është shtyrë për në vjeshtën e vitit 2027.

Numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha në dispozicion këtë vit është e pamjaftueshme për përgatitjet e nevojshme të këtij procesi.

Procesi ishte parashikuar të zhvillohej gjatë këtij viti, konkretisht në muajin tetor, me synimin për të evidentuar në detaje gjendjen reale të sektorit bujqësor në vend, duke regjistruar sipërfaqet e tokës së mbjellë, kulturat e kultivuara dhe numrin e kafshëve në ferma e stalla.

Në korrik të këtij viti, Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile projektligjit për Censin e Bujqësisë, duke lënë një kohë të pamjaftueshme në dispozicion të INSTAT-it për të kryer procedurat e nevojshme për zhvillimin e procesit.

Mbledhja e të dhënave për Censin do të zhvillohet brenda një periudhe prej 4 javësh. Gjatë këtij procesi do të evidentohen sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjella, fermat dhe tufat e bagëtive në vend.

Në terren do të dalin 3.400 anketues për të mbledhur të dhëna mbi sipërfaqet e tokës që do të mbillet, fermat bujqësore, si dhe tufcat e bagëtive. 

Për zhvillimin e Censit është parashikuar një kosto prej 1,081,499,000 lekësh, ose rreth 11.7 milionë euro, sipas kursit të këmbimit të referuar.

Censi i fundit i Bujqësisë është realizuar nga INSTAT 14 vite më parë, në vitin 2012./ZËRI

Poll

MOS HUMB