
TIRANË- Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një banesë të pabanuar në zonën e Don Boskos në Tiranë. Policia është njoftuar nga qytetarët se ka ndodhur një shpërthim. Policia njofton se si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese.
"Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. /ZËRI