Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplaset me kamionin, ndërron jetë 35-vjeçari

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës 35-vjeçari Kosta Nako

I.F
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplaset me
Pamje nga aksidenti

KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës 35-vjeçari Kosta Nako dhe është plagosur rëndë pasagjeri. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

"Rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip "Chevrolet".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB