Aktualitet

Abuzonte seksualisht prej 4 vitesh me të miturën, shpallet në kërkim 44-vjeçari

E mitura në prani të prindërve ka denoncuar në komisariat se 44-vjeçari, i cili ishte mik i babait të saj ka abuzuar me të seksualisht për 4 vite.

I.F
Abuzonte seksualisht prej 4 vitesh me të miturën, shpallet në
Foto ilustruese

MALIQ- Një 16-vjeçare nga fshati Sheqeras të Maliqit ka denoncuar në polici se prej 4 vitesh është abuzuar seksualisht nga 44-vjeçari Edison Sheme. E mitura në prani të prindërve ka denoncuar në komisariat se 44-vjeçari, i cili ishte mik i babait të saj ka abuzuar me të seksualisht për 4 vite.

Sipas dëshmisë, e mitura tha se ai i bënte presion vazhdimisht për të mos i treguar asgjë familjes së saj. Ajo tha se ai ka abuzuar me të në një magazinë, në pronësi të autorit, por ambienti dyshohet se ka edhe kamera sigurie, të cilat do kqyren nga Policia. Menjëherë, pas denoncimit Policia ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB