Aktualitet

Ekzploziv në banesën e nënës së Gentian Zotos, i dënuari për atentatin kundër Ines Hajrullës! 63-vjeçarja: S'kam konflikte

Mësohet se 63-vjeçarja Bakie Zoto është nëna e Gentian Zotos (Dauti), i dënuar për atentatit ndaj Ines Hajrullës.

zh.ll
Ekzploziv në banesën e nënës së Gentian Zotos, i
bakie zoto-ines hajrulla dhe gentian zoto

VLORË- Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës. Mësohet se 63-vjeçarja Bakie Zoto është nëna e Gentian Zotos (Dauti), i dënuar për atentatit ndaj Ines Hajrullës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.", njofton policia. 

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit. Nga ana tjetër, 63-vjeçarja, e cila jeton e vetme, ka deklaruar për mediat se nuk ka pasur konflikte me askënd. 

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, u shpreh Bakie Zoto.

Por, kush është Gentan Zoto (Dauti)?

Gentjan Zoto është dënuar më 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për shkak të përfshirjes së tij në atentatin kundër, Inez Ajrullës më 10 maj të vitit 2019. 

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko./ZËRI

Poll

MOS HUMB