Aktualitet

Tentuan të vrisnin Inez Hajrullën! SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin, 2 vite e 9 muaj për Nikollin

Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të jenë përplasjet për lojërat e fatit. 

F.I

Tentuan të vrisnin Inez Hajrullën! SPAK kërkon 11 vite burg

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Inez Hajrullës deh Ervis Matodashaj në Vlorë. Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.

Nga hetimi i Prokurorisë rezulton se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të jenë përplasjet për lojërat e fatit. 

Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim. Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes.

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko./ZËRI

Poll

MOS HUMB