Aktualitet

Shoferi i 'Blue Taxi' jashtë kontrollit, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre.

F.I
Shoferi i 'Blue Taxi' jashtë kontrollit, taksia përplaset me
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Mënyra se se si drejtohen mjetet e kompanitë e taksive në Shqipëri mbetet një problem, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Rasti i fundit është regjistruar në Tiranë, ku siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i mjetit, që i përket kompanisë Blue Txi, ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë.

Pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre. 

Shoferi i 'Blue Taxi' jashtë kontrollit, taksia përplaset me

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ky nuk është rasti i parë që drejtuesit e Blue Taxi përfshihen në aksidente./ZËRI

Poll

MOS HUMB