VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. E reja është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë. Adoleshentja, nga një fshat i Vlorës, ishte tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, atje ku ka gjetur armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar veten. Sipas stafit mjekësor, e mitura ka qenë e koshiente në momentin e mbërritjes në spital, ndërsa aktualisht po i nënshtrohet procedurave mjekësore përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI