Aktualitet

VD- Sherr në mes të rrugës me shefin e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, AMP nis hetimet për shoferin e SPAK (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të paradites së sotme në qytetin e Elbasanit.

zh.ll
VD- Sherr në mes të rrugës me shefin e Qarkullimit Rrugor në
momenti i videos së sherrit

ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një shofer i Prokurorisë së Posaçme SPAK është përfshirë në një sherr verbal me Shefin e Qarkullimit Rrugor.

Burime për policinë bëjnë me dije se shoferi 25-vjeçar Mateo Ademi, shoferi i Prokurorit të SPAK, Alfred Shehut është proceduar penalisht pasi ka kanosur shefin e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të paradites së sotme në qytetin e Elbasanit. 25-vjeçari, me gradën inspektor pranë Gardës së Republikës, i caktuar si shofer i SPAK, ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Qarkullimit Rrugor pasi një muaj më parë e ka ndaluar për kontroll për xhamat e zinj dhe pije alkoolike.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor M.A., i dyshuar pë veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. Pas kallëzimit të shtetasit B.L., i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.", njofton AMP.

Në videon e publikuar nga “Ora News”, shihet qartë momenti kur shoferi i SPAK i afrohet makinës së Rrugores dhe qendron për disa sekonda te xhami. Më pas, shefi i rrugores del nga makina dhe përballet me 25-vjeçarin, me të cilin duket se debaton për pak sekonda. Pas këtij episodi, shefi i rrugores futet në makinën e tij. 

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të forta, duke marrë parasysh faktin se Ademi është punonjës i Gardës së Republikës, i caktuar pranë një prokurori të SPAK./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB