Aktualitet

Sherr mes fqinjësh në Tropojë, dhunohet një 60-vjeçar (Emri)

Pas ngjarjes së rëndë, 60-vjeçari është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Kukësit.

M.K.
Sherr mes fqinjësh në Tropojë, dhunohet një 60-vjeçar
FOTO ILUSTRUESE

TROPOJË– Një konflikt mes fqinjësh është regjistruar në Tropojë, ku një 60-vjeçar ka mbetur i lënduar nga dhuna e ushtruar. Sipas informacioneve i dhunuari është Man Neza, i cili dyshohet se është dhunuar nga fqinjët e tij, me të cilët, ka pasur edhe konflikte të mëparshme.

Pas ngjarjes së rëndë, 60-vjeçari është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Kukësit. Ndërkohë, ai ka ngritur akuza ndaj Policisë së Tropojës, duke pretenduar se nuk kanë reaguar në kohë. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende të pa qarta. Ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB