TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku 31-vjeçari Egli Pashollari ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal. Paraprakisht dyshohet se i riu është goditur me thikë pas konfliktit me disa të tjerë brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.
"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.", njoftoi sot policia.
Burime bëjnë me dije se 31-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Visualizza questo post su Instagram
/ZËRI