Aktualitet

90-vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të Ujësjellësit-Memaliaj, merr edhe 3.4 milionë për kanalizimet e Sarandës

Çdo ndërtues që ka licencë biznesi, ka të drejtën të kërkojë e marrë tenderë edhe sikur të jetë 100 vjeç, por pronarët e kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k, janë nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentash e vjedhje fondesh publike, në tenderin e ujësjellësit të Memaliajt.

F.I
90-vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i SPAK për ndërtimin e një Ujësjellësi Rajonal për 8 fshatra, ku për gjykim janë dërguar ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, Edmonda Harizi, ish-nënkryetare e bashkisë, Feta Hoxha, ish-drejtor i Shërbimeve Publike si dhe Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”. 

Konkretisht bëhet fjalë për një tender të vitit 2021 me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore. Hetimet zbuluan se Guci bashkë me të pandehurit e tjerë, kanë shpallur fitues kompanitë që nuk plotësonin kriteret teknike, “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk. Kjo e fundit rezulton në pronësi të 90-vjeçarit Ramadan Ibrahimi.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 16 shkurt 2026, siguruar nga Pamfleti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka njoftuar për zhvillimin e tenderit me objekt: “Ndërtim i rrjetit të kanalizimve në lagjen “Baba Rexhepi” dhe lidhja e kolektorit në bulevardin e Sarandës. 

90-vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të

Çdo ndërtues që ka licencë biznesi, ka të drejtën të kërkojë e marrë tenderë edhe sikur të jetë 100 vjeç, por pronarët e kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k, janë nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentash e vjedhje fondesh publike, në tenderin e ujësjellësit të Memaliajt. Vlera e tenderit ishte 5 milionë Euro, dhënë nga ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci, pa garë dhe me 99.99% të fondit limit; ndërsa pronari 90-vjeçar Ramadan Ibrahimi i kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k, në shkelje të kontratës, ia dha punimet firmës që kishte bërë projektin.

Punimet iu dhanë kompanisë “Artreum Generation” sh.p.k, në pronësi të Lorenc Bamit, Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës. 

90-vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të

Në kallëzimin e KLSH më 28 tetor 2024 dhe në Procedimin Penal nr. 216, datë 4 nëntor 2024 nga SPAK, thuhet se ish-kryebashkiaku i Memaliaj, Gjolek Guci, në bashkëpunim me pronarët e kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k dhe “KEG” sh.p.k, kanë paracaktuar marrjen e tenderit për ndërtimin e ujësjellësit me vlerë 5 milionë Euro.

Po sipas dosjes hetimore të SPAK, janë bërë pagesa pa nisur punimet; vlera e kontratës iu dha 30% më e lartë se kostoja reale e projektit, ndërsa ujësjellësi duhej të kishte përfunduar e vënë në funksion brenda muajit maj 2023, por deri më tani, janë kryer vetëm 20% e punimeve.

Ndërkohë që pronarët e kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k janë nën hetim nga SPAK, për aferën me ujësjellësin Memaliaj e tenderë të tjerë, Agjencia e Ujësjellës- Kanalizimeve, pas penalizimit i dha edhe tenderin 3.4 milionë Euro për kanalizimet e Sarandës.

Poll

MOS HUMB