Aktualitet

Sherr me thika e shkopinj në Sarandë, plagosen dy persona, njëri niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes. 

F.I
Sherr me thika e shkopinj në Sarandë, plagosen dy persona, njëri
PAMJE NGA ARRESTIMI

SARANDË-Një konflikt për motive të dobëta, ka agravuar në përdorimin e thikës, ku dy personave kanë mbetur të plagosur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Baba Rexhep”, ku mësohet se Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve ka qenë fillimisht në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt një spitali në Tiranë për trajtim më të specializuar.  Ndërkohë, Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Për motive të dobëta, dëmtuan me sende të forta dhe me mjet prerës, 2 shtetas, arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1.

2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit të marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Baba Rexhep”, Sarandë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj..

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës, shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q dhe A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për kapjen e shtetasit F. Gj., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, punohet për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB