TIRANË- Merita Gremaj ka reaguar sërish lidhur me pretendimet e saj se është dhunuar nga daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, ndërsa ka mohuar deklaratat e kësaj të fundit. Në një pronocim për "Shqipëria Live", 34-vjeçarja ka mohuar të ketë pasur plane për martesë me 52-vjeçarin, siç Çaushi pretendoi pak ditë më parë, në një reagim lidhur me ngjarjen.
Krahas reagimit në rrjete, deputetja publikoi edhe një fotografi, e cila sipas 34-vjeçares ishte bërë në Fier, gjatë një daljeje për të blerë rroba, në një situatë, që sipas saj ishte kërcënuar nga Bakaj.
Në lidhje me deputeten Zegjine Çaushi, 34-vjeçarja ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me të dhe se ajo ka shkuar vetëm një herë bashkë me babain e saj, duke i sjellë rroba. Ajo thotë se të afërmit e Bakaj i kanë kërkuar të tërheqë denoncimin, me argumentin se 52-vjeçari ka fëmijë.
Pjesë nga intervista:
Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?
Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës
Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?
Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton
Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar?
Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte
Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?
Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.
Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?
Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.
Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?
Merita Gremaj: Në muajin qershor
Sidorela Gjoni: Të këtij viti?
Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?
Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme
Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?
Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime
Sidorela Gjoni: Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?
Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse
Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?
Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.
Sidorela Gjoni: Në polici ça provash ke dhënë?
Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin
Sidorela Gjoni: A të ka marrë deputetja në telefon?
Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba
Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?
Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim
Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?
Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq.
Ngjarja ndodhi në Suk të Roskovecit, ku 52 -vjeçari Bledar Bakaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babanë e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit. Siç bëri me dije Policia, autori Bledar Bakaj, u arrestua gati 30 minuta pas ngjarjes, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”./ZËRI