Aktualitet

Rrëmbeu Ervis Xhixhën me ndihmën e “ushtarit” të Martinajt, arrestohet Fredi Keta

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.

F.I
Rrëmbeu Ervis Xhixhën me ndihmën e “ushtarit” të
Ervis Xhixha, Naim Qarri dhe Hektor Xheçuka

TIRANË-Policia ka arrestuar 40-vjeçarin, Fredi Keta, për pengmarrje të 35-vjeçarit Ervis Xhixha, i cili u kanos për 70 mijë euro. Keta së bashku me shtatë persona të tjerë, mes të cilëve ish-presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri, morën peng Xhixhën dhe e kanosën për pasuri. Mësohet se në momentin e ndalimit Fredi Keta, banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “The Debt”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim. Në muajin korrik 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie, vihet në pranga 40-vjeçari. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për 3 të tjerët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në listën e personave në kërkim doli sërish emri i Hektor Xheçukës, i konsideruar si një person që është i pozicionuar në grupin e Ervis Martinajt, ndërkohë që i përfshirë në këtë ngjarje doli edhe ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës, Naim Qarri. Mësohet se Hektor Xheçuka, është përfshirë në një pengmarrje bashkë me ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.

Ervis Xhixha, është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër. Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka, është një personazh i njohur i botës së krimit, pasi ishte shpallur edhe më herët në kërkim nga SPAK, teksa akuzohet si i përfshirë në disa vrasje. Dyshohet se ai ndodhet në Dubai, ndërsa ka qenë i përfshirë dhe në përgjimet e SPAK, në operacionin Revanshi, ku bashkëpunonte me Ervis Martinajn për vrasjen e Durim Bamit.

Në kërkim

Tori (Hektor) Xheçuka 36 vjeç

Arrest me burg

Aleksandër Osmani 37 vjeç

Artan Pirraci 50 vjeç

Fredi Keta 40 vjeç

Arrest në shtëpi

Naim Qarri 52 vjeç

Sajmir Kolaveri 42 vjeç

Adem Metkola 46 vjeç

Poll

MOS HUMB