Aktualitet

Rama i ftoi në tryezë, magjistratët çojnë në 'Kushtetuese' formulën e re të pagave

Ata kanë paraqitur një padi kundër ligjit për pagat e magjistratëve të miratuar pak ditë më parë në Kuvend.

zh.ll
Rama i ftoi në tryezë, magjistratët çojnë në
foto ilustruese

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një tjetër kërkesë për çështjen e pagave. Ata kanë paraqitur një padi kundër ligjit për pagat e magjistratëve të miratuar pak ditë më parë në Kuvend.

Në kërkesën e tyre, shoqatat kërkojnë shfuqizimin e ligjit nr. 95/2026, që ndryshon ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, ata kërkojnë pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Pas miratimit në Kuvend të draftit të PS për pagat e magjistratëve, gjyqtarët paralajmëruar hapin e radhës për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë të përbashkët, katër organizata që përfaqësojnë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare, kanë njoftuan dërgimin urgjent të ligjit për pagat e magjistratëve në Gjykatën Kushtetuese.

Shoqatat do të kërkojnë në Kushtetuese, pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi. Sipas tyre nuk bëhet fjalë vetëm statusi financiar i magjistratëve, i cili është i lidhur ngushtësisht me garantimin e pavarësisë së tyre, por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, për shkak të mosrespektimit të hapur të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Poll

MOS HUMB