Aktualitet

Qumësht formule bebesh me baktere, AKU tërheq nga tregu produktin ‘NAN 1 OPTIPRO'

Ky bakter zakonisht shkakton sëmundje të zorrëve duke dhënë simptoma si të vjella dhe diarre. Këto simptoma shfaqen 1-6 orë pas konsumimit.

F.I
Qumësht formule bebesh me baktere, AKU tërheq nga tregu produktin
‘NAN 1 OPTIPRO'

TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për tërheqjen nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”, pasi rezulton me prani të bakterit cereulide. Ky bakter zakonisht shkakton sëmundje të zorrëve duke dhënë simptoma si të vjella dhe diarre. Këto simptoma shfaqen 1-6 orë pas konsumimit. AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Njoftimi:

Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije:

Të dhëna përkatëse të produktit

NAN 1 OPTIPRO 800 g,

L 51230346AE, 30/05/2027

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

Një vit më parë, ZËRI ishte media e parë në Shqipëri që denoncoi në dokumentarin “Qumështi i Ndaluar”, fenomenin e përhapur masivisht në Shqipëri të promovimit të qumështit formulë. 

Poll

MOS HUMB