TIRANË- Vetëm 45% e foshnjave që lindin në vendin tonë ushqehen me gji. Pjesa tjetër rriten përmes qumështit artificial. ZËRI ka hulumtuar lidhur me realitetin e ri të rritjes së foshnjave, që sot më shumë janë "viktimat" e një realiteti të ri, të ndikuar nga rrjetet sociale.
Reklamimi i ndaluar me ligj i qumështit artificial, po ndodh hapur në Shqipëri, në të gjitha rrjetet sociale, pa asnjë filtër. ZËRI sjell QUMËSHTI I NDALUAR, një investigim lidhur me efektet që ka në treg reklamimi pa fre nga rrjetet sociale. Dokumentari do të jetë online në të gjitha kanalet e ZËRI më 17 maj, ora 18:30!
Në dokumentarin e ZËRI, gazetarët kanë hedhur dritë mbi disa pyetje: cila është strategjia e MSHS për promovimin e gjidhënies?; cilët janë faktorët që ndikojnë te nënat për të zgjedhur formulën përballë gjirit? Përgjigjen për këto pyetje e japin nëna të reja, mjeke neonate dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, por më shumë se shumëçka e japin shifrat e konsumit të qumështit pluhur përgjatë 5 viteve të fundit.
Për të gjitha këto e të tjera, na ndiqni të premten. Qumështi i ndaluar, nga 17 maji në të gjitha kanalet e ZËRI./ZËRI