Aktualitet

QSUT në errësirë për mbi 30 minuta! Pacientët transferohen me barela, spitali: Nuk u cenua jeta

Pamjet e publikuara tregojnë momentin e kaosit, ndërsa shihen edhe pacientët të cilët transferohen me barela.

F.I
QSUT në errësirë për mbi 30 minuta! Pacientët
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një situatë alarmante u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Urgjencën e Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, e cila ka mbetur pa energji elektrike për mbi 30 minuta, duke krijuar tension, panik dhe frikë për pacientët. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë momentin e kaosit, ndërsa shihen edhe pacientët të cilët transferohen me barela.


QSUT doli me një deklaratë për mediat për situatën e krijuar, ku pranon se mungesa e energjisë elektrike ishte e përkohshme, por nuk specifikon se sa kohë qëndroi ky repart pa drita. Sipas tyre ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 dhe se falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë, UPS-ve dhe gjeneratorëve, aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, pa u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Deklarata e QSUT:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve. Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme. QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve. QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

Ndërprerja e energjisë elektrike 'preku' lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Shkak dyshohet se është bërë djegia e nënstacionit të Njësisë 2. 

Poll

MOS HUMB