Aktualitet

Pistoleta e fshehur në derën e makinës, "Shqiponjat" arrestojnë 41-vjeçarin që qarkullonte me armë në rrugët e Tiranës (EMRI)

Në derën e automjetit, ai kishte improvizuar një hapësirë për të futur armën, e cila u sekuestrua nga policia. 

zh.ll
Pistoleta e fshehur në derën e makinës, "Shqiponjat"
pamje nga policia

TIRANË- Një 41-vjeçar i identifikuar si Luan Shabani është nga policia e kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë duke udhëtuar me armë zjarri me vete. Blutë bëjnë me dije se 41-vjeçari u ndalua në rrugën "Selitë e Vogël", teksa po udhëtonte më mjetin e tij. Në derën e automjetit, ai kishte improvizuar një hapësirë për të futur armën, e cila u sekuestrua nga policia. 

Luan Shabani u ndalua në rrugën “Selitë e Vogël” teksa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari.

I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë.

Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB