Aktualitet

Protesta për gjuhën shqipe në RMV "vjen" në Tiranë, studentët: Kërkojmë barazi, s'do ndalemi! (VIDEO)

Studentët nga Universiteti i Tiranës e Prishtinës janë grumbulluar në sheshin në kryeqytet për të vijuar me protestën në mbështetje të moshatarëve në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe. 

zh.ll
Protesta për gjuhën shqipe në RMV "vjen" në
protesta

TIRANË- Në Tiranë po zhvillohet protesta në mbështetje të studentëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimin e Jurispridencës ta zhvillojnë në Gjuhën Shqipe.

Studentët nga Universiteti i Tiranës e Prishtinës janë grumbulluar në sheshin në kryeqytet për të vijuar me protestën në mbështetje të moshatarëve në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe. 

Ashtu siç ishte paralajëmruar, ata janë grumbulluar në shëshin "Skënderbej" dhe po marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, nën moton “Shqiptaria është me Shkupin”.

Gjatë nisjes së protestës, studentët mbajtën fjalime ku theksuan rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë e identitetit kombëtar dhe kërkuan barazi e respekt për të drejtën e përdorimit të saj në arsim. Një prej protestuesve deklaroi se kërkesa e studentëve nuk lidhet me privilegje, por me të drejta themelore dhe dinjitet.

“Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim! Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Kur vjen dita për të zgjedhur mes karriges dhe gjuhës amtare, zgjedhin karrigen! Ne jo, ne nuk heshtim. Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë. Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë. Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur? Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur! Ne kemi vetëm gjuhën tonë! Ajo që nisi si problem i kolegëve në drejtësi, sot po kthehet në problem kombëtar. Ne nuk kërkojmë privilegje, vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon. Sot na takon vetëm një mesazh: ne jemi një dhe të tillë do të qëndrojmë! Bashkë në çdo sfidë, në mbrojtje të identitetit, gjuhës!”, tha njëri prej protestuesve nga Maqedonia e Veriut.

Pasi mbajtën disa fjalime në nisje të protestës, studentët filluan marshimin, teksa vijonin me thirrjet: “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qen shqiptar!”

Protestuesit kanë marshuar drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut, duke kënduar njëzëri këngën e Adem Jasharit dhe thirrjet e UÇK-së.

Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare u mblodhën të hënën, 18 maj, në Shkup për të protestuar kundër mosrealizimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta e parë e studentëve u mbajt në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut më 6 prill./ZËRI

Poll

MOS HUMB