Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë, automjeti përplas motorin, humb jetën drejtuesi 21-vjeçar

Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues A.M 52-vjeçar është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij, D.G 21-vjeç.

zh.ll
Aksident fatal në Tiranë, automjeti përplas motorin, humb
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Yrshekut në Tiranë, në afërsi të zonës së njohur si “Univers City”. Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues A.M 52-vjeçar është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij, D.G 21-vjeç.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB