Aktualitet

Protesta 'paralizon' Tiranën! Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

Raportohet se janë kërkuar edhe forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin.

F.I
Protesta 'paralizon' Tiranën! Gjykata e Apelit njofton personelin
foto ilustruese

TIRANË-Protesta e studentëve e cila sot ka hyrë në ditën e tretë, ka shkaktuar edhe pezullimin e seancave gjyqësore. 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit për shkak të tensioneve dhe protestave në Tiranë. Për momentin, në këtë gjykatë është vendosur të shqyrtohen vetëm çështjet urgjente që lidhen me masat e sigurimit personal.

Raportohet se janë kërkuar edhe forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin. Për këtë situatë do të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB