Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston dy persona, nisin hetimet ndaj 5 të tjerëve

Sipas policisë, në pranga kanë rënë S.B 49 vjeç nga Kruja dhe G.T 47 vjeç nga Tirana.

I.F
Protesta e opozitës, Policia arreston dy persona, nisin hetimet ndaj 5
Protesta e Opozitës

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona të tjerë në lidhje në lidhje me hedhjen e molotovëve dhe djegies së instuticioneve gjatë protestës së opozitës dhe ka nisur hetimet ndaj 5 të tjërve.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë S.B 49 vjeç nga Kruja dhe G.T 47 vjeç nga Tirana. Ata akuzohen për “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërsa po hetohen H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një i mitur 17 vjeç. Ata akuzohen për “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Po ashtu, një ditë më parë, Policia e Tiranës arrestoi 57-vjeçarin Xhevahir Rrushi dhe shpalli në kërkim 9 persona, në mesin e tyre edhe Hivzi Bushati, i cili ka qenë komandant i FNSH në Shkodër. Gjithashtu edhe deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli janë vënë në hetim për manifestim të paligjshëm një ditë pas protestës kombëtare të Opozitës.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

– S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

– G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë", njofton policia. 

Më 7 tetor, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB