Aktualitet

Pronat dhe shqiptarët, Valdrin Pjetri: Problemet më të mëdha i kemi pasur me dokumentat e pas viteve '90

Në fjalën e tij, teksa në studio diskutohej lidhur me çështjen e pronës që në kohën e monarkisë deri në demokrati, Pjetri është shprehur se problemet më të mëdha me dokumentacionin e kanë pasur me periudhën post-komunizëm, pra pas viteve '90.

k.m.
Pronat dhe shqiptarët, Valdrin Pjetri: Problemet më të mëdha
Valdrin Pjetri

TIRANË- Valdrin Pjetri, ish-kreu i Hipotekës së Tiranës ka diskutuar sot për çështjen e pronave. I ftuar në emisionin "Log.", i ftuar për çështjen "Shqiptarët dhe pronësia", Pjetri ka diskutuar për eksperiencën e tij si drejtues i një prej institucioneve më të rëndësishme në vend për regjstrimin e pronës. Në fjalën e tij, teksa në studio diskutohej lidhur me çështjen e pronës që në kohën e monarkisë deri në demokrati, Pjetri është shprehur se problemet më të mëdha me dokumentacionin e kanë pasur me periudhën post-komunizëm, pra pas viteve '90.

Eksperti theksoi se problemi thelbësor nisi me ligjin 7501, i cili shpërndau tokën bujqësore pas viteve ’90, por sipas tij, nuk e riktheu pronën tek i zoti.

"Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i pronësisë ka ardhur i plotë dhe i saktë. Prona, edhe pse ishte sekuestruar nga reforma agrare pas vitit ’45, nuk ishte tjetërsuar realisht. Përjashto rastet kur ishte ndërtuar ndonjë shkollë, vepër publike apo spital. Problemet kryesore me pronat fillojnë pas vitit ’91. Ligji AMTP 7501 (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) për mendimin tim nuk e çoi pronën te i zoti. Ai krijoi një konflikt të ri dhe e thelloi më tej problemin e trashëgimisë dhe pronësisë. Edhe në diktaturë dokumentat janë ruajtur me fanatizëm. Problem ishte 7501 që pronën nuk e çoi tek i zoti. Ne në ASHK i dhamë shumë përparësi zyrës së ankesave. Në rast kur toka shitej nga Komuniteti Ekzekutiv, ne parashikuam në 2019 që këto prona t'i kalonim në pronësi të Bashkive. Kur konstatohet falsifikimi i një dokumenti të pasurisë, prokurori e kthen pronën shtet dhe asgjesohet dokumenti i falsifikuar,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Pjetri. 

Aktualisht, Pjetri është ekspert i trajtimit të pronave nëpërmjet kompanisë së tij "VP Consulting"./ZËRI

Poll

MOS HUMB