Aktualitet

“O kthehet tek unë, ose e vras”/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri Ilaria Sulës

Prokuroria ka nisur që të "shfletojë" mesazhet që viktima shqiptare kishte shkëmbyer me të dashurin e saj, asokohe Samsonin.

k.m.
“O kthehet tek unë, ose e vras”/ Zbulohen mesazhet
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ITALI- "Ose kthehu tek unë ose do ta vras,"-ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, e cila ndodhi në mars të këtij viti në Romë. Sipas mediave të huaja, Prokuroria ka nisur që të "shfletojë" mesazhet që viktima shqiptare kishte shkëmbyer me të dashurin e saj, asokohe Samsonin. Ndaj për këto mesazhe, sot autori i vrasjes është marrë përsëri në pyetje për rreth dy orë.

Zyra e Prokurorit tani po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë gjyq pasi i riu akuzohet për disa vepra penale. Nën akuzë për bashkëpunim për fshehje të kufomës është edhe nëna e vrasësit. Edhe sot, Samson ka ripërshkruar vrasjen e Ilarias duke i thënë prokurores: E godita dy herë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk vuri re asgjë, nuk bërtiti shumë. E futa në dy çanta që kisha në kuzhinë. Pak nga pak, po e kuptoja se çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. Pastaj m'u kujtua një frazë që tha gjyshi im para se të largohej: 'Ka një zgjidhje për gjithçka, përveç vdekjeve'".

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI

Poll

MOS HUMB