TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi është shpallur më datë 11 dhjetor dhe hyn në fuqi menjëherë.
"REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË. Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, D E K R E T O J: Neni 1 Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendim.
Me një përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë, Genti Shala e ka nisur karrierën që në vitin 1995. Më herët, në vitin 1998-2004 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndërsa në 2004-2007 në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndëkrohë, në periudhën shkurt 2007 – maj 2010, ai ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)./ZËRI