
TIRANË- Julian Hodaj është shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit të Brendshëm pas 8 vitesh. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i cili vendosi lirimin e Hodajt nga detyra, ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura.
VKM:
V EN D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Julian Hodaj ushtronte funksionin e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme që prej vitit 2017. Në të kaluarën ai ka shërbyer edhe si këshilltar ligjor i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Gjithashtu, Hodaj ka qenë i angazhuar edhe si ekspert në reformën në drejtësi gjatë vitit 2026 duke marrë pjesë në hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, ndërsa në vitin 2015, ka shërbyer si këshilltar ligjor në procesin e reformës administrativo-territoriale./ZËRI