Aktualitet

Dyshohet se "grabitën" fondet publike për punë fiktive, Gjykata lë në fuqi masat ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

Zyrtarët e bashkisë dhe IMT-së akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, në procesin e shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e Kombinatit. 

zh.ll
Dyshohet se "grabitën" fondet publike për punë fiktive,
Foto ilustruese-bashkia tirane

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, për të cilët Prokuroria e Tiranës lëshoi në total pak ditë më parë 8 masa sigurie në kuadër të hetimeve për shembjen e disa pallateve në zonën e Kombinatit në vitin 2020

Konkretisht, gjykata vendosi "arrest shtëpie" për Aurel Çuko, A. B., dhe Sokol Qehajaj, ndërsa caktoi "detyrim paraqitje" për Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi. Zyrtarët e bashkisë dhe IMT-së akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, në procesin e shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e Kombinatit. 

Hetimet nisën pas denoncimit të një qytetari, për shkak të shembjes së një pallati në vitin 2020 nga IMT pa asnjë njoftim. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, pallati në fjalë nuk është i vetmi për të cilin është paguar për t'u shembur edhe pse rezulton i rrafshuar më herët. Po ashtu, edhe 14 ndërtesa të tjera në zonën e Kombinatit, të klasifikuara si të dëmtuara nga tërmeti, janë shembur nga IMT.

Prokuroria e Tiranës bëri me dije se masat e sigurisë janë firmosur për:

"arrest në shtëpi"- Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

"arrest në shtëpi"- A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

"detyrim paraqitje"- Eleana Guçe, Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

"detyrim paraqitje"- Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

"arret në shtëpi"- Sokol Qehajaj, Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

"detyrim paraqitje"- Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

"detyrim paraqitje"- Shyqyri Maloku, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

"detyrim paraqitje"- Fatmir Firi, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë./ZËRI

Poll

MOS HUMB