Aktualitet

Prej 24 orësh vijojnë gërmimet në Bulqizë, ende asnjë gjurmë e minatorit të bllokuar nën tokë

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur 40-vjeçari dyshohet se ra në një furnelë brenda galerisë dhe u mbulua nga një masiv minerali.

M.K.
Prej 24 orësh vijojnë gërmimet në Bulqizë, ende
FOTO ILUSTRUESE

BULQIZË- Prej më shumë se 24 orësh, ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë pa ndërprerje gërmimet në nëntokë për të gjetur minatorin Ilir Kolaveri, i cili mbeti i bllokuar pas një aksidenti në një galeri të minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur 40-vjeçari, me detyrë brigadier në një subjet privat dyshohet se ra në një furnelë brenda galerisë dhe u mbulua nga një masiv minerali. Që prej atij momenti, ekipet e emergjencës dhe specialistët e minierës po punojnë në kushte tepër të vështira për të bërë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Operacioni po zhvillohet me kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të shembjes së mëtejshme të galerisë, çka e ka bërë ndërhyrjen edhe më të ndërlikuar. Pavarësisht vështirësive, autoritetet kanë bërë me dije se kërkimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në përfundimin e operacionit. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse pritet të japin informacion zyrtar sapo të ketë zhvillime të reja mbi ecurinë e operacionit të kërkim-shpëtimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB