Aktualitet

Policia e Shtetit aksion blic me urdhër të SPAK/ Në pranga 4 persona, akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

Bëhet me dije se në kuadër të akionit të ndarmarrë me urdhër të SPAK, janë arrestuar vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, që akuzohen si të përfshirë në trafikun e lendëve narkotike.

zh.ll
Policia e Shtetit aksion blic me urdhër të SPAK/ Në pranga 4
Plarent Dervishaj dhe Erion alibej

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një aksion blic, teksa janë lëshuar 7 masa sigurie, 4 janë arrestuar dhe 1 tjetër në kërkim.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, bëhet me dije se janë kryer kontrolle në disa ambiente, me qëllim kapjen e eksponentëve kriminalë të dryshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në kuadër të akionit të ndarmarrë me urdhër të SPAK, janë arrestuar vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, që akuzohen si të përfshirë në trafikun e lendëve narkotike. Në pranga ka rënë edhe Ermir Ndreaj, gjithashtu një tjetër person është arrestuar edhe në Elbasan, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Raportohet se janë gjatë këtij aksioni janë sekuestruar ora të shtrentja, bizhuteri dhe makina luksoze. 

Sakaq, akuzat të reja i janë komunikuar Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa kanë qenë dëshmitë e këtij të fundit që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal. Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arian Ndoj, ndërsa Alibej, i penduari i drejtësisë, akuzohet për disa vrasje me pagesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB