Aktualitet

"Policia, duart lart të gjithë! Asnjë lëvizje!"/ Pamjet e AKSIONIT të RENEA-s, si u kapën të shumëkërkuarit tek Gjiri i Lalëzit

Në momentin që forcat RENEA futen në lokal, të gjithë ulen dhe shtrihen në tokë për t'ju vendosur prangat.

k.m.
"Policia, duart lart të gjithë! Asnjë lëvizje!"/
Pamje nga operacioni

DURRËS- Dalin pamjet e megaoperacionit të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalëzit, ku edhe u kap i shpalluri në kërkim, Xhevdet Plaku. Siç duket edhe nga pamjet, të 7 personat ishin ulur për të darkuar, në një nga restorantet e zonës. Në momentin që forcat RENEA futen në lokal, të gjithë ulen dhe shtrihen në tokë për t'ju vendosur prangat. Po ashtu, një tjetër detaj që vihet re është fakti që i gjithë restoranti është bosh, pa asnjë klient tjetër. Përveç shisheve të verës dhe ushqimit "crudo", Policia ka dokumentuar edhe armët që kishin me vete personat e vendosur në pranga.

MOMENTI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Policia ka arrestuar 4 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore mes tyre edhe 45-vjeçarin Xhevdet Plaku. Të tjerët e vendosur në pranga janë vendosur: Flobenc Meçja, Voltan dhe Jurgen Xhani. Ndërsa 3 të tjerë janë në pranga për moskallëzim./ZËRI

Poll

MOS HUMB