TIRANË- Një skenë, si nëpër filmat aksion, ka ndodhur në rrugët e Tiranës. Një person është vendosur në pranga nga disa punonjës të Policisë së Shtetit. Kjo për shkak se 42-vjeçari ka përplasur me automjetin e tij 3 automjetet e policisë gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, ku kishte qëlluar me pistoletë lodër një mjeke. Nga përplasjet me mjete, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. Policia sqaron se ka vënë në pranga autorin, si edhe ka sekuestruan pistoletën me gogla, me të cilën qëlloi.
42-vjeçari Enis Vrapi, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor, u pikas fillimisht në zonën e Medresesë në Tiranë. Me makinën e tij, ai nisi të përplaste disa mjete policie dhe vuri në rrezik jetën e qytetarëve. Edhe pse i bënë me shenjë që të ndalonte, i riu vazhdoi që t'i jepte makinës në mënyrë të pakujdesshme. Ai arriti që të ndalohej në rrugën “Fortuzi” pranë Shkollës Jeronim DeRada.
MOMENTI ME VIDEO:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari. Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari. Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre. Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
10 ditë më parë ai është ndaluar sërish nga Policia dhe ishte shtruar në Spitalin Psikiatrik. Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar më 11 maj në banesën e tij për qëllim me armë lodër sportive. Më 15 maj, spitali e liroi pasi nëna e tij u paraqit si garant për lirimin e tij, duke firmosur në kartelë.
Përgjigja zyrtare e Spitalit Pskiatrik:
Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë./ZËRI