Aktualitet

Policia del me njoftim ZYRTAR! Sqaron masakrën e Dobraçit

Sipas Policisë së Shtetit, nga atentati ka humbur jetën Hamza Lici dhe një grua që po kalonte me biçikletë me të shoqin në vendin ku ndodhi ngjarja.

k.m.
Policia del me njoftim ZYRTAR! Sqaron masakrën e Dobraçit
Foto ilustruese

SHKODËR- Ka kaluar më shumë se një orë nga masakra e Dobraçit dhe vetëm tashmë Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim paraprak për të zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen në fjalë. Sipas Policisë së Shtetit, nga atentati ka humbur jetën Hamza Lici dhe një grua që po kalonte me biçikletë me të shoqin në vendin ku ndodhi ngjarja. Viktima e dytë e atentatit është identifikuar si Flutura Basha. 

Ndërkohë që në gjendje të rëndë në spital janë Arlind Bushati dhe bashkëshorti i viktimës, Bashkim Basha. Për të kapur autorët, në Shkodër kanë shkuar forcat speciale RENEA dhe një grup nga "Forca Kombëtare e Sigurisë".  

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B.  Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB