SHKODËR- Një nga të plagosurit e masakrës së sotme është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Disa ditë më parë, 32-vjeçari kishte bërë një denoncim në Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga dy persona që nuk i kishte identifikuar. Por sipas raportimeve në media, një prej personave që e kishte kërcënuar ishte një anëtar i fisit Bajri, i cili i kishte nxjerrë armën në një lokal në pedonalen e qytetit.
Por, kjo nuk është hera e parë që familja "Bushati" ka probleme me në Shkodër, edhe pse më së shumti janë të njohur për angazhimin e tyre në politikë. Të atit të të plagosurit, Xhemal Bushatit iu vendos tritol në një bizneset e tij në Shkodër në mars të vitit 2022. Në pamjet e një kamere sigurie aokohe u dallua vetëm një person, të cilët i vendosën lëndën plasëse biznesit. Por edhe sot e kësaj dite nuk është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Në dëshminë e tij në Polici, Bushati deklaroi se nuk kishte konflikt me askënd./ZËRI
