Aktualitet

DETAJE- Kush është vëllai i "Fantazmës" që u vra sot në Drobraç!? Hamza Lici u shfaq vetëm një herë...

Dinamika e plotë e ngjarjes nuk është zbardhur ende pasi ka ende shumë versione që po raportohen.

k.m.
DETAJE- Kush është vëllai i "Fantazmës" që u
Ibrahim Lici

SHKODËR- Hamza Lici, djali i një prej familjeve më të njohura për Policinë e Shtetit në Shkodër është ekzekutuar sot me breshëri kallashnikovi. I riu, vëllai më pak i njohur, të paktën për publikun e gjërë, është vrarë teksa qarkullonte në Dobraç me një mjet "Benz" me targa kroate. Dinamika e plotë e ngjarjes nuk është zbardhur ende pasi ka ende shumë versione që po raportohen. Një version është se mes Hamza Licit dhe një grupi tjetër ka pasur përplasje me armë zjarri. Një tjetër version është se Licit i është ngritur pritë. Deri më tani nuk ka ende një komunikim nga Policia e Shtetit për të dhënë një pasqyrë më të qartë të ngjarjes.

Por kush është Hamza Lici?

Vëllai i Ibrahimit Licit, Hamza Lici për herë të parë dhe të fundit u bë publik duke përgënjeshtruar Policinë Shqiptare se i vëllai ishte arrestuar nga autoritetet turke. Në 15 Shkurt të këtij viti, Hamza Lici tha se i vëllai nuk ishte arrestuar por ishte vetëdorëzuar për të kërkuar azil.

"Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t'i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t'i marrë parasysh. Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale,"-thoshte Lici nga Turqia, atje ku 3 vëllezërit jetonin prej kohësh.

Si Ibrahimi, ashtu edhe Muhamet dhe Hamza Lici jetonin në Turqi për shkak të përplasjeve që kishin në Shkodër me disa grupe kriminale, mes tyre edhe familjen Bajri. Ishte dosja "Metamorfoza" e SPAK, ajo që dha një pikturë më të qartë të diskutimeve që bënin grupet. Në bisedat që SPAK kishte siguruar nga çkodimi i aplikacionit "SkyECC", Behar Bajri kërkonte me ngulm ekzekutimin e Ibrahim Licit për shkak të hasmërisë që prej vitesh vijon mes dy familjeve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB