Aktualitet

Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai 2 shpulla i futi djalit

Avokati ka publikuar një tjetër video ku pretendon se efektivi, tashmë i pezulluar është dhunuar nga 15 persona me sende të forta

F.I
Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15
Kujtim Cakrani

TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar, Ron Balaj në Vlorë për një shishe uji. Avokati ka publikuar një tjetër video ku pretendon se efektivi, tashmë i pezulluar është dhunuar nga 15 persona me sende të forta dhe ndodhet në reanimacion të spitalit Vlorës, pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’. Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi kamarierin në vendin e punës, nuk duken qartë, por shihet një moment përplasjeje apo tensioni mes disa personave. 


Avokati, Kujtim Cakrani: Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit. Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta. Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht ëahtë fshehur pjesa tjetër e ngjarjes. Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij. Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit tij.

Në një reagim pak më herët ai tha se Polici nuk e ka dhunuar kamerierin, por i ‘ka futur dy shpulla’ dhe se sipas tij kjo sjellje nuk justifikon që më pas klienti i tij të dhunohej. Cakrani tha për mediat se Isufi vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo. Gjithashtu Cakrani kërkon të zbardhet ngjarja dhe sipas tij duhet të merren të plota videot e kamerave të sigurisë.

“Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri. Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet Cakrani.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, ku kamarieri 18-vjeçar, kishte çuar në tavolinën ku ndodheshin autorët një shishe uji më shumë se porosia. Kamarieri është dhunuar nga Ardian Isufi, efektiv policie jashtë detyrës dhe ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me të kaluar kriminale në prani të klientëve. Në konflikt ka ndërhyrë edhe pronari i hotelit, Vasil Bedinaj i cili kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur efektivin.

Kjo ngjarje ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet drejtësi për të riun dhe ndëshkim për autorët e dhunës. Mbi rastin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar që autori të dalë përpara drejtësisë dhe të përjashtohet përjetësisht nga Policia e Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB