Aktualitet

Pogradec/ Vodhi pasi e gjeti me çelësat brenda, arrestohet 48-vjeçari (EMRI )

Në pranga ka përfunduar 48-vjeçari Aurel Hamolli i cili sipas informacioneve paraprake, ka marrë automjetin pasi e ka gjetur të parkuar në lagjen nr. 1 të qytetit, me çelësat të vendosur në të.

M.K.
Pogradec/ Vodhi pasi e gjeti me çelësat brenda, arrestohet
foto ilustruese

POGRADEC- Një person është arrestuar nga policia në Pogradec, vetëm pak minuta pasi dyshohet se ka marrë një automjet të lënë me çelësat brenda. Në pranga ka përfunduar 48-vjeçari Aurel Hamolli i cili sipas informacioneve paraprake, ka marrë automjetin pasi e ka gjetur të parkuar në lagjen nr. 1 të qytetit, me çelësat të vendosur në të. Në momentin e ngjarjes, pronari i mjetit ndodhej pak më tutje.

Pas marrjes së njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Hamollit pak minuta më vonë.

Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale nga policia për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur vjedhja e automjetit. 

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë nga policia një 48-vjeçar, pasi vodhi një mjet që ishte i ndaluar në rrugë dhe me bllokazh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit

48-vjeçari ka parë një mjet të ndaluar në rrugë, me çelësat brenda. Ai është futur në mjet dhe është larguar me të.

Sapo është njoftuar, policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta ndalojë, duke bërë të mundur edhe arrestimin e 48-vjeçarit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB