Aktualitet

Mish dhe peshk…zbulohen dy autobusa me produkte kontrabandë në Kavajë

Sasitë e mishit dhe peshkut janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

M.K.
Mish dhe peshk…zbulohen dy autobusa me produkte kontrabandë në
foto

KAKAVIJË- Dy autobusë të linjave ndërkombëtare janë ndaluar për kontroll në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, ku kontrollet kanë zbuluar sasi të mëdha mishi dhe peshku që dyshohet se po futeshin kontrabandë në territorin shqiptar.

Në rastin e parë, kontrollet në autobusin e linjës Athinë- Gjirokastër, me drejtues shtetasin A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, çuan në zbulimin e 685 kilogramëve mish viçi, të ndarë në formën e bërxollave.

Për këtë rast, drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë referuar materialet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Një tjetër sasi malli u zbulua në autobusin e linjës Athinë-Shkodër, me drejtues shtetasin D.M., 46 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën katër kuti kartoni që përmbanin 82 kilogramë e 900 gramë peshk.

Edhe në këtë rast dyshohet se produkti ishte futur kontrabandë në territorin shqiptar. Për drejtuesin e autobusit janë kryer veprimet hetimore për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, ndërsa ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Sasitë e mishit dhe peshkut janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet procedurale i janë përcjellë organeve kompetente për vijimin e hetimeve. 

Njoftimi i plotë:

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusë të linjave ndërkombëtare, uniformat blu zbuluan sasi të konsiderueshme mishi dhe peshku, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Gjirokastër, me drejtues shtetasin A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 685 kilogramë mish viçi, të prerë në formë bërxollash.

Për këtë rast, drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij u referuan veprimet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Ndërkohë, rasti i dytë u evidentua gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Shkodër, me drejtues shtetasin D.M., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Në këtë autobus u gjetën katër kuti kartoni, brenda të cilave kishte një sasi prej 82 kilogramësh e 900 gramësh peshk, e cila dyshohet se ishte futur kontrabandë në territorin shqiptar.

Në lidhje me këtë rast, u kryen veprimet hetimore në ngarkim të shtetasit D.M., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Sasitë e mishit dhe peshkut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për vijimin e hetimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB