Aktualitet

Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh në Himarë, arrestohet pronari 39-vjeçar! Vangjel Tavo shkrin IMT-në

Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit gjatë sezonit turistik.

zh.ll
Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh në Himarë,
vangjush tavo-objekt 5 katesh

HIMARË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, njëri prej kateve nën tokë.

Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit gjatë sezonit turistik. Sipas Policisë, objekti ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe ishte ende në proces ndërtimi, por nuk dispononte leje ndërtimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Përveç arrestimit të pronarit të objektit, Lulzim Bajri, janë shpallur në kërkim dhe 3 punonjës të IMT, kryeinspektori dhe 2 inspektorë për "shpërdorim detyre". Konkretisth në kërkim janë shpallur, kryeinspektori i IMT-së Dorjan Hoxha dhe dy inspektorët të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, Mateo Koshi dhe Andi Hoxha.

Njoftimi:

Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari.

Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.

Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, lidhur më këtë rast, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar shkrirjen e Drejtorisë së Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Pas konstatimit të objektit, gjashtë punonjës të IMT-së Himarë, përfshirë drejtues dhe inspektorë, janë shkarkuar nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB