
KORÇË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Korçë. I plagosuri një 26-vjeçar është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Kostandin Ziu ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion. Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorit të dyshuar. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet në një mjet tip Renault Clio, ku dyshohet të ketë ndodhur edhe konflikti afër mjetit.
Njoftimi i policisë:
Një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.
Raportohet se i riu 26-vjeçar me inicialet K.Z. ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin./ZËRI