Aktualitet

“Ngrirja e fondeve të USAID-it”, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë përdor si shembull Shqipërinë

Miller ka përdorur si shembull Shqipërinë, e cila po ashtu është prekur nga ky vendim.

F.I
“Ngrirja e fondeve të USAID-it”, zyrtari i Shtëpisë
Stephen Miller

SHBA- Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller ka reaguar lidhur me vendimin e Trump për të ngrirë 90-ditë ndihmat për vendet e tjera. Miller ka përdorur si shembull Shqipërinë, e cila po ashtu është prekur nga ky vendim.

“‘Fuqia e butë’ është alamet eufemizmi për financimin e studimeve gjinore në Shqipëri”, shkruan në median sociale “X”, Stephen Miller, zëvendës shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë për Politikë dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

“Ngrirja e fondeve të USAID-it”, zyrtari i Shtëpisë
POSTIMI

USAID ka sjellë 1.7 billion dollarë brenda harkut kohor të 4 viteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një periudhe katërvjeçare, më shumë se 500 milionë dollarë thuhet se i janë dhënë Kosovës, rreth 400 milionë dollarë Bosnjë-Hercegovinës, gati 300 milionë dollarë Maqedonisë së Veriut, më shumë se 200 milionë dollarë Serbisë, më shumë se 180 milionë dollarë Shqipërisë dhe më shumë se 70 milionë dollarë për Malin e Zi.

Por çfarë ka ndodhur me fondet e USAID dhe përse po ndërpriten? 

Asnjë nuk është suprizë! Pa u bërë ende president, gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se nuk do të shpërndante më para për vendet e tjera, duke vendosur prioritet cilësinë e jetës së qytetarëve amerikane. Në momentin që u fut në Shtëpinë e Bardhë, e mbajti fjalën. Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave për vendet e tjera. Kjo nuk do të thotë që ndërprerja do të jetë e përherëshme. Përkundrazi! Për 90 ditë, të gjitha instancat do të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t'u ndërpritej burimi i të ardhuravre nga Amerika. Teksa Elon Musk bënte detyrën e tij si "gardian" i shpenzimeve të taksapaguesëve amerikane, publikohet edhe lajmi për ndalimin e USAID. Për presidentin, ishin "radikalë të çmendur", ndërsa për Musk ishin "organizatë kriminale". Madje ky i fundit u shpreh se USAID ka ndërhyrë dhe ka ndikuar edhe politikisht me fondet e tyre. Por nuk dha shembuj dhe as vende se ku kishte ndodhur ajo për të cilën i akuzonte punonjësit e USAID./ZËRI

Poll

MOS HUMB