TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes së tyre ku 18-vjeçarja Natalia Murati u plagos me armë zjarri. Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares akuzat për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
I dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës. Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur. Ai ka treguar se fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.
Ngjarja u regjistrua mesnatën e 14 shkurtit, ku 18-vjeçarja Natalia Murati, dyshohet se u vetëplagosur me armë zjarri në hotel "Gjuta", në zonën e Saukut. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta (babë e bir) kanë pretenduar se kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta (nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit) dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që "vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut". 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t'u vetëdëmtuar./ZËRI


